Tjetër lojtar i njohur transferohet tek Reali i Madridit, e konfirmon trajneri!

Tjetër lojtar i njohur transferohet tek Reali i Madridit, e konfirmon trajneri!

18:49, 10/06/2019

Deschamps ka konfirmuar se Ferland Mendy gjatë merkatos së verës do t’i bashkohet Real Madridit.

Trajneri i Francës, ka konfirmuar se mbrojtësi i Lyon, Ferland Mendy sezonin e ri do të veshë fanellën  e Real Madridit.

Mbrojtësi francez ka kohë që lidhet me një kalim të mundshëm te “Los Blanocs” dhe raportohet se tashmë marrëveshja është arritur për 50 milionë euro.

“Ferland është rritur në mënyrë spektakolare. Ai ka qenë në Ligue 2 dy vite më parë dhe tani do të jetë në Real Madrid”, tha Deschamps.

“Ai mund të luajë me të dyja këmbët dhe ka qenë i shkëlqyeshëm çdo herë që ka luajtur”, tha fillimisht ai.

Mendy ka bërë 44 paraqitje me Lyonin sezonin që lamë pas duke shënuar 3 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco