Flet shoku i Reyes që i mbijetoi aksidentit tragjik: Po fluturonim, unë isha duke parë...!

Flet shoku i Reyes që i mbijetoi aksidentit tragjik: Po fluturonim, unë isha duke parë...!

16:51, 10/06/2019

I mbijetuari i vetëm i aksidentit të frikshëm rrugor që i mori jetën futbollistit të njohur José Antonio Reyes, kushëriri i lojtarit, ka zbuluar për policinë detaje nga përplasja e makinës ku udhëtonin 3 persona (përveç Reyes, u nda nga jeta edhe njëri kushëri i tij, Jonathan).

Pasi u vërtetua që makina po udhëtonte me mbi 220 km/orë, Juan Manuel Calderon ka rrëfyer nga spitali momentet para përplasjes së frikshme.

“Nuk e di çfarë bëri Jose, nuk mbaj mend”, është shprehur Juan Manuel Calderon, sipas publikimit në El Mundo, gazeta që ka marrë në dorëzim dokumente të ndryshme nga policia.

I mbijetuari ka treguar se nuk e kishte kuptuar që po përplaseshin, sepse ishte duke parë nga dritarja, kur në një kthesë makina frenoi për 90 metra dhe përfundoi jashtë rruge, duke marrë përpara gardhin mbrojtës të rrugës dhe një mur çimentoje 55 cm të trashë.

Më pas kushëriri i Reyes zbulon një detaj drithërues: “Po fluturonim”, tha i mbijetuari, duke shpjeguar se "në momentin para përplasjes finale makina u ngrit nga toka"

Dy persona humbën jetën në vend, ndërsa Juan Manuel Calderon shpëtoi, ndonëse me fraktura të shumta dhe djegie në trup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco