Conte bën lëvizjen e parë tek Interi, telefonon përgatitësin atletik të Real Madridit

Conte bën lëvizjen e parë tek Interi, telefonon përgatitësin atletik të Real Madridit

14:04, 10/06/2019

Antonio Conte duket se e ka marrë shumë seriozisht aventurën e tij të re tek Interi.

Trajneri puljez nuk po merret vetëm me merkaton e lojtarëve, por tashmë po sheh dhe për stafin teknik, që do të ketë në krah.

Siç raporton “Tuttomercato.web”, Conte ka telefonuar përgatitësin atletik te Realit, Antonio Pintus, dhe i ka kërkuar t’i bashkohet tek Interi.

Pintus është torinez, 56 vjeç, dhe ka qenë pjesë e stafit teknik të Juventusit, kur Conte dhe Zidane kanë qenë lojtarë të ”Zonjës së Vjetër’.

Zidane duke marrë shkasë nga njohja që kishte, e telefonoi dhe e mori me vete te Reali. Tashmë Conte kërkon t’ia rrëmbejë Realit dhe ta bëjë “zikaltër”.

Marrëveshja është thuajse e kryer dhe pritet që Pintus të bashkohet me Interin me fillimin e fazës përgatitore.

Është një “goditje” e fortë për Interin kjo, jashtë fushës, që do të rrisë cilësitë fizike të lojtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco