Mos u çudisni, Përfaqësuesja e Kosovës ka vlerë 3 herë më të madhe sesa Bullgaria

Mos u çudisni, Përfaqësuesja e Kosovës ka vlerë 3 herë më të madhe sesa Bullgaria

12:51, 10/06/2019

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sonte në mbrëmje në Sofje ndaj Bullgarisë ndeshjen e tretë në grup për eliminatoret e EURO 2020.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë që këto dy kombëtare zhvillojnë kundër njëra-tjetrës, dhe “Dardanët” synojnë të dalin me tri pikët.

Por, cila nga këto dy kombëtare ka vlerë më të madhe në treg? Sipas vlerësimeve të “transfermarkt”, Kosova qëndron shumë më lart sesa Bullgaria.

Kosova vlerësohet me 57,10 milionë euro, kurse ajo e Bullgarisë me 19,95 milionë euro.

Pra, “Dardanët” janë pothuajse 3 herë më të vlerësuar se bullgarët.

Lojtari me vlerën më të lartë në radhët e Kosovës është Milot Rashica, i cili ka vlerë prej 20 milionë eurove.

Kurse, tek Kombëtarja bullgare, është Ivelin Popov, i cili vlerësohet 3 milionë euro.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco