VIDEO/ Incident diplomatik, Kombëtarja turke pritet në mënyrë skandaloze në Islandë

VIDEO/ Incident diplomatik, Kombëtarja turke pritet në mënyrë skandaloze në Islandë

11:42, 10/06/2019

Një incident i pakëndshëm u regjistrua mbrëmjen e djeshme, teksa Kombëtarja e Turqisë u bllokua për afro 3 orë në aeroport, teksa fluturoi drejt Islandës, ku do të përballet me Kombëtaren ishullore në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Ky bllokim i futbollistëve turq ka ardhur për shkak të kontrolleve të detajuara të bagazheve dhe pasaportave të futbollistëve dhe stafit teknik.

Ky fakt ka acaruar tej mase futbollistët e Kombëtares turke, teksa në një prononcim për mediat, Emre dhe Burak Jilmaz u shprehën:

“Kjo është paturpësi. Tre orë kemi qëndruar aty. Të gjitha çantat i hapën dhe disa herë i kontrolluan. Fluturimi zgjati 6,5 orë dhe tani 3 orë po presim”, tha Jilmaz.

“Nuk dua asgjë të flas, ata le të japin shpjegim. Është për të ardhur keq, që kur mbërritëm po bëjnë kontrolle të panevojshme”, deklaroi veterani Emre.

Ndërsa ky i fundit po jepte deklaratën, një tifoz i Islandës iu afrua dhe i drejtoi një furçë tualeti. U desh ndërhyrja e policisë që tifozi të largohej.

Ndërkohë edhe kryediplomati turk, Mevlut Cavusoglu, e cilësoi si të papranueshme sjellën e islandezëve.

“Kjo nuk është në përputhje me normat diplomatike dhe ne do të ndërmarrim masat tona, askush të mos dyshojë në këtë”, deklaroi ai.

Mësohet se Turqia i ka dorëzuar notë diplomatike Islandës në shenjë reagimi ndaj trajtimit.

Ndërkohë ambasadori i Turqisë në Oslo, Fazli Corman, është nisur drejt Islandës, për të siguruar marrjen e masave të nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco