Inter-Manchester United, ndryshojnë planet për Lukakun

Inter-Manchester United, ndryshojnë planet për Lukakun

11:27, 10/06/2019

Romelu Lukaku është dëshira e Antonio Contes tek Interi. Trajneri italian e shikon sulmuesin si të duhurin për të zëvendësuar Mauro Icardin, i cili nuk konsiderohet pjesë e projektit të zikaltërve.

Nga ana tjetër, edhe belgu është shprehur i hapur për të provuar një eksperiencë të re në Itali, ndërsa periudha e fundit me “Djajtë e Kuq” ka qenë negative, ndërkohë që anglezët nuk do të marrin pjesë as në Champions League.

Mirëpo, oferta e parë e Interit është refuzuar. Zikaltrit duke ditur interesimin e United për Perisic, iu ofruan kartonin e kroatit, plus disa miliona.

Një ofertë e cila është refuzuar nga klubi anglez. Manchesteri nuk preferon të përfshijë lojtarë të tjerë në bisedime, teksa  kërkesa është 75 milionë paund.

Megjithatë, palët janë vetëm në fillimin e bisedimeve dhe gjatë rrugës duke marrë parasysh vullnetin e lojtarit, United mund të ulë disi pretendimet, por pa përfshirë futbollistë të tjerë në marrëveshje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco