Carrager zgjedh mes Messit dhe Van Dijk fituesin e ‘Topit të Artë’

Carrager zgjedh mes Messit dhe Van Dijk fituesin e ‘Topit të Artë’

10:31, 10/06/2019

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, beson se Lionel Messi vazhdon të jetë kandidati kryesor për ta fituar “Topin e Artë 2019”, edhe pse ka presion nga mbrojtësi holandez Virgil van Dijk.

“E pashë se në kompanitë e basteve Van Dijk ka dalë para Messit”, tha Carragher për “Sky Sports”.

“Por të jem i sinqertë, unë mendoj se Messi do ta fitojë. Ky çmim fitohet rrallë herë nga mbrojtësit. Mendoj se Fabio Cannavaro e fitoi falë triumfit në Kupën e Botës më 2006”, shtoi ai.

Carrager beson se Van Dijk është më i miri në pozicionin e tij, por jo mjaftueshëm për ta mposhtur Messin në garën për “Topin e Artë”.

“Duke e fituar Ligën e Kampionëve, ai e ka vulosur veten në nivelin e lartë dhe mendoj se ai është më i miri në pozicionin e tij. Ai e ka dëshmuar veten. Por, për ‘Topin e Artë’, mendoj se Messi e fiton”, theksoi ish-mbrojtësi i Liverpoolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco