Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Zyrtare/ Lojtari që u largua nga Bayern Munchen bëhet me klub të ri

Zyrtare/ Lojtari që u largua nga Bayern Munchen bëhet me klub të ri

10:14, 10/06/2019

Braziliani Rafinha i dha fund aventurës me Bayern Munchen pas plot 8 sezonesh, teksa ka zgjedhur të rikthehet në atdheun e tij.

33-vjeçari është zyrtarisht lojtar i Flamengos, teksa lajmi është bërë publikë edhe nga vetë klubi brazilian nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Mbrojtësi në të kaluarën është aktivizuar me Kortibën, Shalken dhe Xhenoan, teksa do të provojë një tjetër aventurë në kampionatin brazilian, pas plot 14 vitesh, që nga sezoni 2005, kur Rafinha mbante veshur fanellën e Kortibës. 

Me Bayernin, 33-vjeçari u aktivizua 179 takime, ku arriti të realizonte edhe 5 gola.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco