VIDEO/ Ndeshja rrezikoi të kthehej në tragjedi, tifozët godasin në kokë policin

VIDEO/ Ndeshja rrezikoi të kthehej në tragjedi, tifozët godasin në kokë policin

08:15, 10/06/2019

Përballja mes skuadrave rumune Universitad Cluj dhe Hermansatdt, rrezikoi të kthehej në një tragjedi.

Ndeshja e vlefshme për “Play Out”, ishte 0-2 në favor të miqve dhe kjo bëri që tifozët vendas të Universitad Cluj të shpërthejnë, duke u munduar t’ia nxjerrin gjithë mllefin e tyre policit në stadium.

Ata e kanë goditur policin në kokë me një mjet të fortë, duke i shkaktuar atij edhe çarje dhe për pasojë, ka humbur shumë gjak duke rrezikuar edhe jetën.

Polici është shoqëruar menjëherë në spital ku ka marrë edhe ndihmën e parë, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia rumune ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve që kryen këtë akt vandal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco