Brazili shkakton ‘tërmet 7 ballë’ para Kupës së Amerikës

Brazili shkakton ‘tërmet 7 ballë’ para Kupës së Amerikës

23:16, 09/06/2019

Brazili shpartallon Hondurasin me një “tërmet” 7-ballësh. Në Porto Alegre, skuadra e Tites triumfoi me shifrat e thella 7-0 në miqësoren e dytë para startit të Copa America, duke konfirmuar se po kalon një formë të shkëlqyer.

Brazili nuk u ndjeu aspak mungesën e Neymar, madje si për të treguar se nuk kanë shumë nevojë për të, shënuan të gjithë lojtarët e repartit të avancuar.

Gabriel Jesus hapi serinë e golave, ndërsa Thiago Silva dhe Coutinho e çuan rezultatin në 3-0 në pjesën e parë.

Me një lojtar më pak që nga minuta e 29-të, Hondurasi e kishte të pamundur të bënte diçka në këtë sfidë dhe brazilianët shënuan edhe 4-herë të tjera në pjesën e dytë.

Gabriel Jesus, Firmino, Neres dhe Richarlison ishin autorët e golave në këtë fitore të thellë të Selecaos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco