Gazetari italian hedh ‘bombën’: Conte largon Icardin nga Interi

Gazetari italian hedh ‘bombën’: Conte largon Icardin nga Interi

12:31, 08/06/2019

Mauro Icardi nuk është në planet e trajnerit të ri të Interit, Antonio Contes.

Pas kërkesës së trajnerit italian, tashmë drejtuesit e klubit zilatër i kanë treguar derën sulmuesit argjentinas me të cilin kanë pasur vazhdimisht konflikt.

Sipas gazetarit të njohur, Gianluca Di Marzio, gjatë merkatos së verës klubi zikaltër do të tentojë që ta largojë Icardin drejt një tjetër destinacioni.

Për 26-vjeçarin të interesuara janë klubet e njohura si: Roma, Juventus, Manchester United dhe Chelsea.

Kujtojmë që Icardi pati probleme këtë vit me drejtuesit e klubit duke refuzuar të nënshkruajë kontratë të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco