ZYRTARE/ Mali i Zi shkarkon trajnerin serb që refuzoi të përballej me Kosovën

ZYRTARE/ Mali i Zi shkarkon trajnerin serb që refuzoi të përballej me Kosovën

12:19, 08/06/2019

Pas barazimit 1-1 ndaj Kosovës, ditën e sotme Ekzekutiv i Federatës Malazeze të Futbollit është mbledhur me urgjencë në një seancë të jashtëzakonshme.

Sipas asaj që raporton “BBC Sport”, ekzekutivi ka vendosur të shkarkojë menjëherë nga detyra trajnerin Tumbakoviç për shkak të “shkeljes së detyrimit profesional të parashtruar në kontratë”, shkruan SYRI.net.

Trajneri Ljubisha Tumbakoviç së bashku me dy futbollistët e Crvena Zvezda, të tre të lindur në Serbi, nuk u paraqitën në fushën e lojës kundër Kosovës për shkak të presioneve serbe.

Skuadra e Malit të Zi aktualisht do të drejtohet nga asistentët malazezë Miodrag Gjugjobiç dhe Dragoje Lekoviç, pasi edhe krahu i djathtë i Tumbakoviç, Sasha Jankoviç, ka ndjekur rrugën e trajnerit.

Kujtojmë që përballja mes Malit të Zi dhe Kosovës përfundoi në barazim 1-1 e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco