Hazard bëhet lojtari më i paguar i Realit, nuk do ta besoni sa fiton çdo ditë!

Hazard bëhet lojtari më i paguar i Realit, nuk do ta besoni sa fiton çdo ditë!

11:29, 08/06/2019

Eden Hazard jo vetëm që do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit, por edhe lojtari më i paguar i klubit.

Presidenti Florentino Perez ka rënë dakord me Chelsean të cilës do t’i derdhë në arkat e klubit 100 milionë euro dhe 30 të tjera në formë bonusi.

Paga e Hazardi thuhet se do të dyfishohet në 400 mijë sterlina apo e thënë ndryshe 450 mijë euro në javë, që përkthehet në 23.35 milionë euro në vit.

E përllogaritur ndryshe, Hazard do të fitojë 1.91 milionë euro në muaj, 64.161 euro në ditë ose 2.670 euro në orë.

Matematika nxjerr që sulmuesi i njohur belg fiton 44.6 euro në sekondë.

Në këtë mënyrë Hazard do të bëhet lojtari më i paguar i klubit madrilen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Kopshti Eden08/06/2019 14:22

: per taksat = 15 milion Euro ne sezon. Vazhdojme me tej: shtepi, femra, qejfe e ushqim etj etj. Ne fund 10 milion euro mbeten. Me pak se nje kilometer rruge ne Shqiperi.15 milion marrin ne vit bosat ne Shqiperi me PPP. Hazard hajde ke Rama. Paguan me mire.

Shto koment

Denonco