Takaj nuk reagon, Skënderbeu po bëhet gati për 'divorcin' me Shehin

Takaj nuk reagon, Skënderbeu po bëhet gati për 'divorcin' me Shehin

10:54, 08/06/2019

Largimi i Orges Shehit nga stoli i Skënderbeut duket i pashmangshëm.

Tekniku i skuadrës bardhekuq deklaroi se nuk kishte folur me presidentin në lidhje me të ardhmen e tij.

“Nuk kam folur asgjë me presidentin. Unë jam Orges Shehi dhe kam një identitet. Jam Shehi, jo plani B, C, apo D”, ka thënë trajneri ndër të tjera.

Ndërkohë “Panorama Sport” ka tentuar që të kontaktonte dje me presidentin Takaj, por ky i fundit ishte i padisponueshëm.

Në një situatë të tillë, duket se “divorci” mes palëve është shumë pranë. Shehi drejtoi Skënderbeun në kampionatin e fundit, ndërsa ekipi u rendit në zonën Europiane, por është dënimi i UEFA-s që e pengon. Tashmë, pritet vendimi i fundit nga KAS-i.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco