Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Kukësi shënjestron ish-mesfushorin e Skënderbeut

Kukësi shënjestron ish-mesfushorin e Skënderbeut

08:17, 08/06/2019
Kukësi e mbylli në mënyrë të suksesshme sezonin, pasi arriti të ruajë vendin e dytë në kampionat e të fitojë Kupën e Shqipërisë. Por, fill pas përfundimit të finales së Kupës, drejtuesit lëvizën në mënyrë të përshpejtuar sa i përket merkatos.

Plot katër largime në kohë rekord, të cilat gazeta i ka lajmëruar vetëm 2 ditë pas fitimit të Kupës. Lëvizje që, për hir të së vërtetës, klubi po i zyrtarizon nga dita në ditë. Arturo Rexhinaldo, Uilliam Melo, Irakli Dzaria e Mauris Gomis janë futbollistët e larguar. Tre të parët janë absolutisht protagonistët kryesorë të sukseseve të Kukësit, sidomos sulmuesi mozambikas dhe Melo, të cilët kanë treguar performanca të shkëlqyera dhe kanë qenë mjaft produktivë, ku Rexhinaldo shënoi 13 gola, ndërsa Melo 5.

MESFUSHORËT

Tashmë, drejtuesit verilindorë janë të detyruar të gjejnë zëvendësuesit e futbollistëve të larguar. Kur në vend të Melos synohet afrimi i Agustin Torrasës, vend vakant ka mbetur për mesfushor qendre, për të cilin synohet të afrohet një lojtar që të bëjë diferencën. Ndaj, sytë janë hedhur nga një njohje e vjetër e Kukësit, të cilin e kanë pasur përherë kundërshtar, por në Kupat e Europës të sezonit 2016- 2017 e kanë pasur lojtar, shkruan, Panorama Sport. 

Bëhet fjalë për Sabjen Lilajn, ish-futbollistin e Skënderbeut dhe Kombëtares. Lilaj është pjesë e Gabalës në Azerbajxhan, por duket se këtë verë ai do të ndërrojë ambient, pasi minutat e luajtura për të nuk kanë qenë ato që mesfushori priste. Lilaj është aktivizuar vetëm 23 takime, 15 nga të cilat si titullar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco