Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shqiptari i Malit të Zi tregon si u ndje që luajti përballë Kosovës

Shqiptari i Malit të Zi tregon si u ndje që luajti përballë Kosovës

23:46, 07/06/2019

Ndërkohë që 4 serbë “lanë në baltë” Malin e Zi para ndeshjes me Kosovën, duke refuzuar të luajnë, një shqiptar si Fatos Beqiri luajti 90 minuta dhe mbajti shiritin e kapitenit në krah, duke u treguar një profesionist i vërtetë.

Pas ndeshjes, Beqiri u ndal para mikrofonit të Supersport, ku deklaroi se nuk do të donte të përballej me Kosovën, ndërsa shtoi se barazimi ishte rezultat që i kënaq të dy palët.

Si u ndjeve të luajë kundër Kosovës?

Normalisht, ishte një ndjenjë e çuditshme. Para një viti kur u hodh shorti në Nion, doja që mos të përballeshim me Kosovën, por fati e deshi që të binim në të njëjtin grup. E kam ndjerë këtë ndeshje, por në fushë jam munduar të tregohem profesionist. Ishte një ndeshje korrekte, që u zbeh disi nga mungesa e tifozërisë, por mendoj se rezultati ishte i drejtë dhe kënaq të dy ekipet.

Çfarë ndodhi me Malin e Zi para ndeshjes?

Ngjarja me trajnerin dhe dy futbollistët, ndodhi vetëm dy orë para ndeshjes dhe na krijoi shumë rrëmujë, ndaj kështu si erdhën ngjarjet, duhet të jemi të kënaqur me barazimin.

Si t’u duk Kosova sonte?

E kam ndjekur në vazhdimësi Kosovën dhe ka në përbërje emra shumë cilësorë. Ju uroj shumë sukses në të ardhmen dhe besoj se do arrijnë shumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco