Trajneri i Kosovës ‘qan’ rastet e humbura: Kishim mundësinë ta fitonim ndeshjen

Trajneri i Kosovës ‘qan’ rastet e humbura: Kishim mundësinë ta fitonim ndeshjen

23:18, 07/06/2019

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes me Malin e Zi, ku “Dardanët” barazuan 1-1 në Podrgoricë.

“Kishim mundësinë që të mbyllnim ndeshjen disa herë në pjesën e dytë, pasi patëm dy raste të mira. Nëse nuk shënojmë, normalisht se jemi në rrezik. Pësuam një gol dhe nuk jam i kënaqur. Kemi luajtur ndeshje të veçantë si mysafirë, skuadra mbajti topin mirë, patëm raste për shënim, por u ndëshkuam. Nuk ishte ndeshja më e mirë e mundshme”, tha fillimisht Challandes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco