U-20/ Italia kualifikohet në gjysmëfinalet e Botërorit

U-20/ Italia kualifikohet në gjysmëfinalet e Botërorit

20:54, 07/06/2019

Vijon të zhvillohet kampionati Botëror U-20, teksa Italia ka mposhtur Malin në çerekfinale me rezultatin 4-2, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.

Të kaltrit janë udhëhequr nga sulmuesi i Interit, i cili mban edhe shiritin e kapitenit, Andrea Pinamonti, për të mposhtur Malin, që duhet thënë se për thuajse gjithë lojën, luajti me një lojtar më pak, pasi kartonit të kuq të Diakite.

Një autogol i Malit, dy gola të Pinamontit (njëri me penallti) dhe një gol i Frattessit, bënë që Italia të kalojë në gjysmëfinale, ku do të përballet me Ukrainën, pasi kjo e fundit eliminoi Kolumbinë pas fitores 1-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco