Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

S’ka më dyshime, ja çfarë do të bëjë Bayern Munchen me James Rodriguez

S’ka më dyshime, ja çfarë do të bëjë Bayern Munchen me James Rodriguez

22:45, 04/06/2019

Tani nuk ka më dyshime, James Rodriguez do të largohet nga Bayerni i Mynihut, për t’u kthyer fillimisht te Reali i Madridit, por edhe aty vështirë se do të gjejë vend, pasi dihet që me Zidane nuk ka një raport special.

Fantazisti kolumbian ishte në huazim 2-vjeçar te Bayerni, me bavarezët që kishin të drejtën e blerjes përfundimtare, për shumën e 42 milionë eurove në fund të këtij sezoni, por vendosën të mos e ushtrojnë.

“Më ka thënë privatisht që do t’i kërkojë klubit, të mos e blejë përfundimisht nga Reali i Madridit. James kërkon të luajë dhe të jetë protagonist, gjë që këtu te ne nuk ia garanton askush, ndaj klubi vendosi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes”, tha Karl Heinz Rummenigge.

James Rodriguez kërkohet me ngulm nga Italia, ku Cristiano Ronaldo e dëshiron në krah te Juventusi, ndërsa Carlo Ancelotti do ta bëjë pjesë të formacionit të tij te Napoli, por tashmë të dy klubet duhet të negociojnë me Realin e Madridit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco