Interi pranë marrëveshjes me mesfushorin e Kombëtares së Italisë

Interi pranë marrëveshjes me mesfushorin e Kombëtares së Italisë

22:03, 04/06/2019

Gjatë pasdites së sotme, në një konferencë për shtyp direkt nga grumbullimi me Kombëtaren italiane, mesfushori Nicolo Barrela pranoi se e ardhmja e tij është në pikëpyetje dhe se mund të largohet gjatë kësaj vere nga Cagliari.

Mbrëmjen e sotme mesfushori i talentuar sard është afruar edhe më shumë me Interin, pasi menaxheri i tij, Alessandro Beltrami, mbërriti në zyrat zikaltër, për t’u takuar me drejtuesit e klubit, Ausilio e Marotta.

Sipas mediave pranë Interit, marrëveshja me mesfushorin është totale, ndërsa ka mbetur për t’u bindur presidenti i Cagliarit, i cili e vlerëson Barrelën 50 milionë euro, nga të cilat 30 i do kesh dhe të tjerat mund të plotësohet me transferime nga ekipi i të rinjve zikaltër.

Nga këta të fundit, Interi ka vënë një listë me emra si Merola, Pompetti, Colidio dhe Dimarco, prej të cilëve Cagliari mund të zgjedhë vetëm dy, për të marrë pjesën tjetër të parave kesh.

Megjithatë vlen të theksohet se gjasat më të mëdha janë që edhe në rast marrëveshjeje mes palëve, zyrtarizimi të mos vijë përpara përfundimit të ndeshjeve eliminatore Euro 2020, ku Barrela është angazhuar me Italinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco