Alexis Sanchez drejt klubit të njohur në Spanjë

Alexis Sanchez drejt klubit të njohur në Spanjë

19:37, 04/06/2019

Duket se e ardhmja e kilianit Alexis Sanchez është tek Atletico e  Madridit.

Pas largimit të Antoine Griezman nga Atletico, mendohet që Alexis të jetë zëvendësuesi i tij në repartin e sulmit.

Sipas gazetës “Redgol”, klubi madrilen është interesuar në lidhje me gjendjen e lojtarit, duke iu bashkuar kështu Juventusit dhe Interit, të cilët kanë shprehur interesimin për lojtarin.

Simeone dhe kilieni kanë një njohje të vjetër midis tyre, që në kohën kur ishin pjesë e River Plate.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, e kam njohur që kur ishte i vogël, është rritur jashtëzakonisht shumë si futbollist”, ishte shprehur Simeone vitin që shkoi ne lidhje me sulmuesin e Manchester United.

Me shumë siguri ai do të largohet nga United, pasi e ka humbur rëndësinë tek ambienti i “djajve të kuq”.

Sanchez e kërkon vetë largimin, pasi ai kërkon të shprehë më shumë vlerat e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco