Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

I përjetshëm në ‘Mestalla’/ Tifozit të verbër të Valencias i bëhet statujë në stadium

I përjetshëm në ‘Mestalla’/ Tifozit të verbër të Valencias i bëhet statujë në stadium

18:42, 04/06/2019

Stadiumi "Mestalla" mbart në vetvete historinë e madhe të dashurisë së tifozit për skuadrën e zemrës.

Vincente Navarrio Aparcio 40 vite më parë humbi shikimin, por pasioni për të ndjekur skuadrën e zemrës nuk u shua kurrë, madje e bëri atë më fortë.

Në çdo takim ai ishte aty së bashku me djalin e tij, i cili e shoqëronte atë duke i treguar në vesh të atit çdo gjë që po ndodhte në fushën e blertë.

Klubi i Valencias mendoi për tifozin e saj të veçantë duke i vendosur një statujë në vendin ku ai ulej gjithmonë, duke e bërë atë të jetë i përjetshëm në stadiumin të cilin ai e dashuronte aq shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco