Akuzat për përdhunimin e një vajze/ ‘Çështja Neymar’ merr drejtim të papritur

Akuzat për përdhunimin e një vajze/ ‘Çështja Neymar’ merr drejtim të papritur

17:55, 04/06/2019

Ndërkohë që Neymar vijon përgatitjet me Kombëtaren braziliane në prag të “Copa America”, njëkohësisht duhet të merret edhe me telashet që i janë krijuar pas denoncimit nga një femër, e cila e akuzonte për përdhunim.

Gjatë ditës së djeshme, mediat braziliane raportuan se në një ekspertizë mjeko-ligjore ishin vënë re shenja në trupin e vajzës që akuzon Neymarin, ndërsa oficerë të policisë ftuan sulmuesin brazilian të japë dëshminë e tij të premten në një rajon të Rios.

Megjithatë sot çështja ka marrë një tjetër rrjedhë, pasi studioja avokatore që përfaqësonte vajzën braziliane, ka refuzuar të ndjekë çështjen, me pretendimin se kjo e fundit ka qenë kontradiktore në rrëfimin e ngjarjes.

“Fillimisht ne ngritëm akuzën për agresion, pasi e kishim të qartë që akti seksual kishte ndodhur me dëshirën e të dy palëve. Më pas klientia jonë tha se u përdhunua, duke treguar qëndrime kontradiktore, ndaj vendosëm të mos e përfaqësojmë më”, tha studioja ligjore braziliane.

Kujtojmë që dje Neymar doli në një video konferencë, ku nëpërmjet disa pjesëve nga biseda në rrjetet sociale, tregoi se gjithçka kishte ndodhur me vajzën braziliane, kishte qenë me miratimin dhe dëshirën e të dyve, duke hedhur poshtë versionin e përdhunimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco