FOTO/ Shkëlqen Elis Bakaj, zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Bjellorusi

FOTO/ Shkëlqen Elis Bakaj, zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Bjellorusi

16:37, 04/06/2019

Elis Bakaj po kalon një formë të shkëlqyer në Bjellorusi, pasi me skuadrën e tij Shakhtor Soligorski ndodhen në vendin e tretë në kampionat.

Të premten shqiptari gjeti golin e tij të katërt në kampionat dhe të tretin për ekipin e tij në sfidën e fituar 3-1 ndaj Dnipros.

Paraqitja dhe goli i shënuar bën që shqiptari të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës në kampionatin bjellorus.

Shakhtor Soligorski ndodhet në vendin e tretë me 24 pikë, aq sa ka Bate Borisov i vendit të dytë dhe ka dy pikë më pak se Bresti që kryeson.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco