Cikalleshi: Të nisim kapitull të ri në Kombëtare, me Rejën ka përparësi sulmi

Cikalleshi: Të nisim kapitull të ri në Kombëtare, me Rejën ka përparësi sulmi

16:07, 04/06/2019

Sokol Cikalleshi i ka munguar prej një periudhë të gjatë Kombëtares, sa për vendim të Panuccit, aq edhe për problemet fizike që ka patur.

Sulmuesi kavajas ka besim tek një fillim i ri me Edi Rejën dhe këtë e deklaroi në konferencën e sotme për shtyp.

Rikthimi në Kombëtare: Të jesh në Kombëtare është gjithmonë kënaqësi dhe të kontribuosh për kombin tënd është nder. Po punojmë me intensitet të lartë dhe shihet qartë që si stafi dhe ne lojtarët, jemi të një mendjeje. Uroj që këtë punë ta konkretizojmë me rezultat kundër Islandës.

Dëmtimet dhe Panucci: Në dy grumbullimet e vitit të kaluar me Panuccin, kam qenë i pafat, pasi isha i dëmtuar. Ftesa më ka ardhur. Dihet si shkuan gjërat me Panuccin, duhet ta lëmë pas dhe të nisim një kapitull të ri.

Sistemi me dy sulmues: Duke iu referuar sistemit të ri të Rejës, sulmuesit kanë më shumë përparësi për të luajtur. Nga 4 sulmues, do të luajmë dy, pavarësisht se varet sesi shkojnë gjërat. Ne kemi qenë gjithmonë një grup i harmonizuar dhe nuk kemi patur probleme, kushdo që ka luajtur ne e kemi mbështetur. Luan Sadiku, Balaj, Uzuni apo unë, mbështetja do të jetë maksimale. Harmonia dhe fryma pozitive e krijuar do të na ndihmojnë shumë në dy ndeshjet e radhës.

Golat e munguar: Kam shënuar dy gola me Kombëtaren dhe shumë shtylla, por nuk kam mbetur i pakënaqur. Duke qenë se do të luajmë me dy sulmues shanset janë për të qenë afër portës. Goli nuk është qëllim në vetvete, me shumë kanë rëndësi rezultatet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco