Merkato për Champions/ Milani dhe Roma po mendojnë shkëmbimin e sulmuesve

Merkato për Champions/ Milani dhe Roma po mendojnë shkëmbimin e sulmuesve

09:28, 04/06/2019

Milani ka filluar punën për organizimin e skuadrës, për sezonin e ardhshëm, sipas një strategjie të ngritur nga Ivan Gazidis, në rolin e administratorit.

Me Maldinin si Drejtor Sportiv, dhe Giampaolon që pritet të zyrtarizohet si trajner në ditët në vijim Milani pritet të jetë aktiv në merkato.

Sipas mediave italiane, kuqezinjtë kanë nisur punën për të realizuar një shkëmbim sulmuesish me Romën, me Patrick Schick që duhet të marrë rrugën për Milano dhe Andre Silvën që do të zbarkojë në kryeqytetin italian.

Sulmuesi çek u transferua në verën e 2017-ës te Roma, por për asnjë moment nuk ka arritur të justifikojë 41 milionë eurot e paguara për kartonin e tij, ndaj do të transferohej me kënaqësi te Milani, për të gjetur Giampaolon, trajner me të cilin ka punuar në sezonin e parë te Sampdoria.

Nga ana tjetër, edhe Milani pagoi rreth 40 milionë euro për Andre Silvën në verën e 2017-ës, por pas një sezoni me fanellën kuqezi dhe një tjetri në huazim te Sevilla, portugezi nuk ka bindur dhe po kërkohet një destinacion të ri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco