Wanda Nara e mbyll këtu: Nuk kemi plan për fëmijë tjetër me Icardin!

Wanda Nara e mbyll këtu: Nuk kemi plan për fëmijë tjetër me Icardin!

09:04, 04/06/2019

Bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka thënë se nuk do të ketë më fëmijë të tjerë në familjen e saj.

Në një intervistë për “Telefe”, bukuroshja këtë herë ka folur për jetën e saj private.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë dy vajza së bashku, Francescën dhe Isabellën, ndërsa modelja argjentinase është pyetur mbi planet e çiftit për një fëmijë të tretë.

“Unë do ta doja, por Mauro nuk do. Fabrika është mbyllur”, tha Wanda me humor.

Vlen të theksohet se Wanda Nara është mamaja e 5 fëmijëve, pasi ka edhe 3 djem nga martesa e parë me sulmuesin tjetër argjentinas, Maxi Lopez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco