VIDEO/ A do transferohesh në Madrid? Gjesti me kokë i Mbappe zbulon të ardhmen

VIDEO/ A do transferohesh në Madrid? Gjesti me kokë i Mbappe zbulon të ardhmen

08:54, 04/06/2019

Kylian Mbappe siç duket është mërzitur nga spekulimet e medieve të cilat prej kohësh po flasin një transferim të tij drejt Real Madridit.

20-vjecari ka kohë që lidhet me një kalim të mundshëm në “Bernabeu” dhe sa herë u jepet rasti gazetarëve, ia bëjnë këtë pyetje talentit francez.

Së fundmi, ai u pyet “A është e mundshme të shkosh në Madrid?” nga Sergio Quirante i “Golazo de Gol” në zonën Mix pas ndeshjes miqësore me Bolivinë dhe reagimi i Mbappes ishte vërtetë i ftohtë.

Gjesti i tij tregon se është lodhur nga fjalë boshe dhe sezonin e ardhshëm do të vijojë të qëndrojë tek skuadra e Paris Saint Germanit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco