Skriniar: Me ardhjen e Contes, Interi gati për të fituar trofe

Skriniar: Me ardhjen e Contes, Interi gati për të fituar trofe

08:42, 04/06/2019

Milan Skriniar edhe pse është u grumbulluar me kombëtaren nuk e harron klubin e tij.

Së fundmi mbrojtësi sllovak ka bërë një analizë për këtë fund sezoni.

“Arritëm të kualifikoheshim në Champions, por fundi i kampionatit ishte i vështirë. Vendi i katërt është OK, por mund të kishim bërë edhe më mirë. Për fat të keq, ashtu si na ndodhi edhe sezonin e shkuar, nuk arritëm të shmangnim krizën dhe humbëm shumë pikë”, është shprehur Skriniar.

Por kur pyetet për trajnerin e ri, mbrojtësi 24-vjeçar ka pritshmëri të mëdha për Interin e Antonio Contes.

Konte? “Nuk e kam takuar ende, por me ardhjen e tij do të ketë sfida të reja dhe pritshmëri të mëdha. Me të Interi mund të fitojë trofe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco