Conte nis zyrtarisht punën tek Interi, nisin kërkesat e para në merkato

Conte nis zyrtarisht punën tek Interi, nisin kërkesat e para në merkato

21:01, 03/06/2019

Antonio Conte ka nisur zyrtarisht punën tek Interi, teksa mëngjesin e sotëm e ndali vrullin në zyrat e klubit, për t’u takuar me administratorin Marotta dhe presidentin Steven Zhang, ndërsa pak më vonë vizitoi edhe qendrën stërvitore të skuadrës zikaltër.

Nga ana tjetër, Piero Ausilio, me asistencën edhe të Marottës, vijon punën për të kënaqur ish-trajnerin e Chelseat me afrimet në merkato, ndërsa sipas mediave pranë klubit zikaltër, po ndiqet me vëmendje Ronnie Van de Beek.

Fantazisti që ka shkëlqyer këtë sezon me Ajaxin, ndiqet nga shumë klube, ndërsa vetëm pak ditë më parë holandezët refuzuan 35 milionë euro për kartonin e tij, pasi pretendojnë të paktën 50.

Këtë shifër është gati ta paguajë Interi, nëse nuk do t’ia dalë të veshë zikaltër njërin mes Chiesës dhe Dybalës, ndërsa agjentët e futbollistit janë tashmë në Milano dhe në ditët në vijim pritet të takohen me Ausilion, për të çuar përpara marrëveshjen.

Vlen të theksohet se kjo marrëveshje nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Van de Beek ndiqet edhe nga klube si Borussia Dortmund, Manchester United dhe Tottenham, të cilat kanë para të shumta në arkat përkatëse dhe mund të ngrenë ndjeshëm çmimin e kartonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco