U-19/ Shqipëria fiton miqësoren e parë me Kosovën

U-19/ Shqipëria fiton miqësoren e parë me Kosovën

19:58, 03/06/2019

Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Kosovës U-19, në një ndeshje miqësore, e cila u zhvillua sot në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Kuqezinjtë kanë bërë një lojë të bukur në pjesën e parë duke sulmuar, por Kosova ishte ajo që zhbllokoi shifrat e para me anë të Prapashticës, në minutën e 33-të të sfidës.

Vetëm 9 minuta më vonë Muçi barazoi për kuqezinjtë. Në pjesën e dytë shënoi sërish Muçi në minutën e 69-të, ndërsa Broja në të 80-tën, vulosi gjithçka.

Kjo ishte miqësorja e parë e dy skuadrave që u zhvillua këto ditë, pasi në 5 qershor në Prishtinë do të luhet akti dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco