James Rodriguez e presin në Serie A

James Rodriguez e presin në Serie A

19:18, 03/06/2019

Bayern Munchen ka vendosur të mos e ushtrojë të drejtën për të blerë përfundimisht kartonin e James Rodriguezit.

Kolumbiani prej dy sezonesh është pjesë e bavarezëve, ku ka luajtur në formën e huazimit nga Reali me të drejtë blerjeje për shumën 42 milionë euro.

Kjo marrëveshje, sipas akordit, është e vlefshme deri më 15 qershor.

Destinacioni i ardhshëm i tij mund të jetë kampionati italian, me konkretisht, te Napoli.

Qëndrimi ose jo i kolumbianit varej shumë nga vendimi i trajnerit Niko Kovac.

Ky i fundit ka vendosur që të mos e ketë nën urdhrat e tij sezonin e ardhshëm.

Në sezonin e parë te bavarezët, kur drejtoheshin nga Jupp Heynckess, James kishte një rol të rëndësishëm në skuadër.

Dëmtimet e shumta, por edhe mosaktivizimi, kanë qenë faktorë që e kanë penalizuar atë. 

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kolumbiani do të transferohet te Napoli apo diku tjetër, pasi në radhët e Realit të Madridit duket si diçka thuajse e pamundur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco