VIDEO/ Luka Modric merr çmimin ‘Lojtari më i mirë i Kroacisë’

VIDEO/ Luka Modric merr çmimin ‘Lojtari më i mirë i Kroacisë’

18:31, 03/06/2019

Luka Modric do të vijojë të veshë fanellën e Real Madridit, edhe pse thotë se ende s’e ka rinovuar kontratën me “Los Blancos”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit “Lojtari më i mirë i Kroacisë” për sezonin 2018-2019.

Ai e fitoi këtë çmim për herë të shtatë, që dhurohet nga lojtarët dhe trajnerët e vendit të tij.

“Ky trofe do të thotë shumë për mua, faleminderit të gjithëve që më votuat. Është gjithmonë bukur të marrësh këtë trofe nga lojtarët dhe profesionistët. Dua t’i falënderoj shokët e mi, pa ta, ky çmim s’do të ishte i mundur”, u shpreh Modric.

“Në sezonin e ri me Real Madridit sfida jonë është që të rikthehemi në më të mirën tonë, e njëjta mund të thuhet edhe për ekipin Kombëtar”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco