Futen në fuqi nga sot, ja 8 rregullat e reja të futbollit

Futen në fuqi nga sot, ja 8 rregullat e reja të futbollit

12:46, 01/06/2019

Nga sot, kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të futbollit, të miratuara në muajin mars nga Kongresi i Bordit Ndërkombëtar.

Rregullat e reja tashmë janë në fuqi për Kampionatin Botëror të U20 që është duke u zhvilluar, teksa do të shqyrtohen nga organet përkatëse të FIFA-s.

Ndërkohë finalja e sotme mes Liverpulit dhe Totenhemit do të luhet me rregullat e “vjetra”.

Ja rregullat e reja të futbollit

-Rregulli i parë ka të bëjë me prekjen e topit prej gjyqtarit. Nëse prej atij aksioni realizohet një sulm tjetër për kundërshtarin dhe shënohet gol, atëherë topi i kthehet ekipit që e kishte në zotërim.

-Për të shmangur sjelljet anti-sportive, sulmuesit duhet të jenë të paktën një metër nga muri kundërshtar, në çdo drejtim të tij.

-Kur portieri bën rinisjen e lojës nga zona e pesë metërshit, lojtari kundërshtar nuk do të duhet të presë për të lënë zonën e penalltisë. Futbollisti kundërshtar mund të ndërhyjë sapo të bëhet prekja e parë.

Çdo prekje e topit me dorë në gjatë goditjes së dënimit mbi lartësinë e shpatullës do të jetë penallti, pavarësisht nëse është e qëllimshme apo jo.

-Nuk do të pranohet në asnjë formë goli nëse realizohet me dorë, edhe nëse topi aksidentalisht ka prekur në dorën e lojtarit.

-Trajnerët dhe lojtarët në stol tani e tutje do të marrin kartonë të verdhë dhe të kuq.

-Lojtari që e lë fushën me rastin e zëvendësimit, nuk duhet të largohet në mesfushë, por ku është më afër.

– Kundërshtari duhet të qëndorjë 4 metër larg, në momentin që arbitri i jep topin futbollistit që do ta luajë atë.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco