VIDEO/ Kaos në Finalen e Ligës së Kampionëve, fituesi shpallet kampion me 60 minuta lojë, çfarë ndodhi

VIDEO/ Kaos në Finalen e Ligës së Kampionëve, fituesi shpallet kampion me 60 minuta lojë, çfarë ndodhi

11:23, 01/06/2019

Finalja e Kupës së Kampionëve në Ligën e Afrikës midis tunizianëve të Esperans Tuniz dhe marokenëve të Ëidad Kasablanca, e luajtur mbrëmë në Tunis, përfundoi në një turp të vërtetë.

Ndeshja e parë e luajtur në Marok përfundoi me rezultatin 1-1.

Në minutën e 51 të lojës, Ëidad Casablanca shënoi në portën e Esperancës, një gol që nëse ndeshja përfundonte kështu, mund ti jepte Kupën e Kampionëve.

Por pikërisht në këtë moment fillon dhe finalja merr tatëpjetën.

Arbitri kryesor e anulloi si të parregullt golin e Ëidad, por nga pamjet filmike duke qartë se goli është i rregullt.

Pas disa minutash arbitri kryesor kujtohet që të shikojë VAR, por këtu ndodh një tjetër çudi.

VAR nuk ishte funksional ndërsa lojtarët e Ëidad nuk pranojnë të futen në fushë, çka u sjell edhe humbjen në tavolinë të ndeshjes e cila zgjati vetëm 60 minuta.  

Në këtë ndeshje nuk munguan edhe përplasjet midis tifozëve të cilët hodhën sende të forta në drejtim të fushës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco