Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Frikëson Hysaj, ja çfarë ka ndodhur me mbrojtësin gjatë grumbullimit të Kombëtares

Frikëson Hysaj, ja çfarë ka ndodhur me mbrojtësin gjatë grumbullimit të Kombëtares

09:01, 01/06/2019

Duket se trajneri i ri i Kombëtares  Edi Reja do ta nisë me probleme punën e tij në krye të Shqipërisë.

Kur mendohej se gjithçka po shkonte mirë, Reja po përballet me dëmtimet e vazhdueshme të lojtarëve/ Lista e dëmtimeve është e gjatë ndërsa së fundi i është shtuar edhe mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj.

Hysaj ka trembu stafin dhe është larguar në mënyrë të befasishme nga grumbullimi duke lënë të kuptohet se vuan nga ndonjë dëmtim.

Por Hysaj është parë të drejtohet drejt Shkodrës, qytetit të tij të lindjes, ndërkohë që duhet parë gjendja e tij para dy ndeshjeve të rëndësishme.

Dëmtim ka edhe për Ledian Memushaj që nuk ia ka dalë të rikuperohet

Mesfushori vlonjat do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju dhe do të marrë kohën e riaftësimit. Edhe ky një mungesë e rëndësishme për Kombëtaren në prag të dy ndeshjeve eliminatore.

Këto dy mungesa i shtohet atyre të Egzon Binakut që nuk do të jetë në këtë grumbullim dhe Marash Kumbullës, i cili ka impenjime me skuadrën e tij Verona dhe do t’i bashkohet ekipit U-21.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco