Perez e pranon publikisht interesimin për Eden Hazard

Perez e pranon publikisht interesimin për Eden Hazard

08:49, 28/05/2019

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e pranoi publikisht për herë të parë se dëshiron të nënshkruajë me Eden Hazard.

Numri 1 i klubit madrilen zbuloi gjithashtu se Sergio Ramos i ka thënë se ka një ofertë shumë të mirë nga Kina.

Rreth temës “Hazard”, Perez i tha radios “Onda Cero”: “Jam shumë i interesuar që ai të vijë te Real Madridi dhe shpresoj shumë që do të vijë këtë vit. Hazard është një nga më të mirët në botë”.

Pas këmbënguljes së gazetarit për të zbuluar detaje të tjera të marrëveshjes së mundshme me Chelsean, Perez shtoi: “Si do të flasim me një klub që do të luajë një finale? Ne u përpoqëm ta merrnim futbollistin sezonin e kaluar, por nuk ishte e mundur. Kemi shumë vite që përpiqemi për Hazard”.

Në intervistën me “Onda Cero”, Perez gjithashtu pranoi se Real Madridi nuk kishte marrë asnjë ofertë për asnjë prej lojtarëve aktualë, por pranoi se për Ramos ka interes nga Kina.

“Përfaqësuesit e Ramosit kërkuan të më takonim. Më thanë se kishin një ofertë të mirë nga një klub në Kinë, por se për shkak të ligjit në këtë vend nuk mund të ofronin një tarifë transferimi. Është jashtë logjike që Reali të lejojë largimin e kapitenit falas, do të krijonte një precedent të rrezikshëm”, tha Perez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco