90 minutat finale të Superiores, luhet për Europë dhe mbijetesë. Ja orari i ndeshjeve

90 minutat finale të Superiores, luhet për Europë dhe mbijetesë. Ja orari i ndeshjeve

23:36, 27/05/2019

Kategoria Superiore, do të ulë siparin e edicionit të saj të 80-të, këtë të enjte, me katër ndeshjet e javës së 36-të.

Java parashikohet e nxehtë dhe me përballje interesante për objektivat, Europë dhe mbijetesë. Sezoni 2018-2019 ka dhënë vetëm dy verdikte deri më tani, siç janë fitimi i trofeut nga Partizani, si dhe Kamza që është rrëzuar nga Disiplina që në fazën e tretë.

Në 90 minutat finale, do të vendosen edhe ekipet që shkojnë në Europë, si dhe ekipi tjetër që bie zyrtarisht nga kategoria. Kështu, Tirana do të luajë në kryeqytet ndaj Flamurtarit, ku me një barazim ose fitore, siguron matematikisht qëndrimin.

Teuta pret Laçin në “Niko Dovana”, me durrsakët që kërkojnë një fitore, për të siguruar vendin e dytë ose edhe të tretë, por në varësi edhe të rezultatet të kundërshtarëve.

Kastrioti luan shansin e fundit për mbijetesën, teksa do të ndeshet ndaj Kukësit, me shumë mundësi në stadiumin e Kamzës, shkruan panorama. Nga ana tjetër, ekipi i Gjokës, kërkon ruajtjen e vendit të dytë.

Të katërta ndeshjet, sipas programit të FSHF, do të nisin që nga ora 16:00.

E enjte, 30 maj

16:00 | Tirana-Flamurtari

16:00 | Teuta-Laçi

16:00 | Kukësi-Kastrioti

16:00 | Luftëtari-Partizani

Kamza-Skënderbeu (0-3 në tavolinë)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco