Capello analizon Juventusin: Sarri përshtatet më shumë tek kjo skuadër!

Capello analizon Juventusin: Sarri përshtatet më shumë tek kjo skuadër!

23:07, 27/05/2019

Fabio Capello ka analizuar situatën e Juventusit e cila sipas tij është një klub që ka mentalitet fituesi.

Trajneri i njohur italian ka thënë se Maurrizio Sarri përshtatet më shumë të drejtojë lojtarët e Romës.

“Çdo klub ka ADN-në e vet. Mund të ndryshosh bazën e lojtarëve që ke. Por, sipas meje disa lojtarë e humbasin këtë ADN. Unë shoh se lojtarët e Romas janë më të përshtatshëm për Sarrin. Sepse ekipi roman i ka lojtarët anësorë të duhur, kanë shpejtësi dhe aftësitë që Sarri kërkon.

Mentaliteti i Juves ka qenë gjithmonë për të fituar, është ADN-ja e tyre. Sarri tek Chelsea nuk arriti të bënte ekipin të luante sikur donte ai, tha se duheshin tre vite. Për Juventusin është e vështirë të ia japë këtë kohë.

Dybala duhet të mësojë të bëjë presing përpara. Sarri arriti ta bënte këtë gjë me Insignen. Nuk ka dyshim që ai është një trajner i zoti”, analizoi ish-trajneri punën e Sarrit dhe shanset e tij si trajner i Juventusit.

Kujtojmë që kohët e fundit mediat në Itali po përflasin se Sarri do të emërohet trajner i ri i Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco