VIDEO/ Fjalët motivuese të Gegës para Kukësit: Nuk jemi për qejf...

VIDEO/ Fjalët motivuese të Gegës para Kukësit: Nuk jemi për qejf...

21:27, 27/05/2019

Pavarësisht se është shpallur kampione, Partizani ka respektuar kundërshtarët dhe garën në Kategorinë Superiore.

Shumë shpejt të besuarit e Gegës u gjendën në disavantazh, por reaguan mjaft mirë duke barazuar rezultatin 1-1.

Në një video të publikuar nga vetë klubi i Partizanit, shfaqen disa nga momentet para sfidës.

“Jemi kampionë dhe sot do të ngremë trofeun, por duhet të tregojmë profesionalizëm, të luajmë nga fillimi deri në fund ashtu siç kemi luajtur gjatë të gjithë vitit. Nuk ka për qejf, nuk jemi për qejf. Respektojmë çdo gjë çuna”, janë fjalët e Gegës duke motivuar lojtarët në dhomat e zhveshjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco