‘Hazard të largohet, Sarri të qëndrojë’, deklarata nga ish-lojtari i Chelseas

‘Hazard të largohet, Sarri të qëndrojë’, deklarata nga ish-lojtari i Chelseas

21:11, 27/05/2019

Ish-lojtari i Chelseas, Frank Leboeuf beson se gjatë kësaj vere Eden Hazard duhet të largohet nga skuadra.

Por kur bëhet fjalë për Maurizio Sarrin, 51-vjeçari thotë se teknikut italian duhet t’i jepet besimi për të udhëhequr skuadrën londinese drejt sukseseve.

 “Eden ka edhe një vit, kështu që duhet të largohet. Skuadra duhet të mendojë për aspektin financiar” ka thënë ai për ‘The Sun’.

“Ata ia dolën ta mbajnë atë vitin e kaluar, kur pothuajse ishte punë e kryer kalimi i tij në Madrid” ka shtuar francezi.

“Nëse tentojnë ta mbajnë përsëri, Hazard nuk do të zhvillojë sezon të mirë pasi nuk do të jetë i lumtur. Nuk mbahet lojtari pa dëshirë.

 “Nëse Sarri fiton Ligën e Evropës, ai duhet të qëndrojë. Duhet të gjejmë stabilitetin, sikur Ferguson, për të fituar shumë trofe” ka thënë ndër të tjerash Leboeuf.

Së fundmi është raportuar se mund të jetë Frank Lampard ai që do ta zëvendësojë Sarrin tek Chelsea, por deri tani asgjë zyrtare pasi gjithçka ka ngelur vetëm në zëra merkatosh.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco