Shënoi golin që kualifikoi Interin në Champions, Naigolann: Me Empolin rrezikova infarktin

Shënoi golin që kualifikoi Interin në Champions, Naigolann: Me Empolin rrezikova infarktin

09:39, 27/05/2019

Ka qenë një nga personazhet më të diskutuar të vitit tek Interi, por në fund Radja Naingolann ka shlyer gjithçka, duke shënuar një gol që i dha kualifikimin në Ligën e Kampioneve zikaltërve.

Goli i tij ndaj Empolit rezultoi vendimtar për fitoren 2-1 në ndeshjen e fundit në kampionat, që siguroi vendin e katërt në Serie A.

Belgu pranoi se kishte qenë një sfidë shumë e vështirë përballë një ekipi që luftonte për mbijetesën.

Ishte një ndeshje e vështirë, na eci mirë dhe më vjen keq për Empolin se tregoi që mund të qëndrojë në Serinë A. Erdhën këtu për të bërë ndeshjen e tyre dhe nuk e bëjnë të gjithë. Për ata ishte ndeshje e madhe. Mua më kalojnë ende djersë të ftohta, është një lehtësim, çdo krosim që bënte Empoli në zonë rrezikoja infarktin. Por jo rastësisht kemi portierin më të mirë të Serisë A dhe ishte gjithmonë në vendin e duhur”, deklaroi Naingolann.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco