VIDEO/ Manchester United-Bayern Munchen, legjendat përsërisin finalen e vitit 1999

VIDEO/ Manchester United-Bayern Munchen, legjendat përsërisin finalen e vitit 1999

08:57, 27/05/2019

Në kujtim të 20-vjetorit, kur në vitin 1999, Manchester United triumfonte në finalen e Champions League përballë Bayern Munchen, legjendat e të dy klubeve u përballën në një ndeshje bamirësie në stadiumin “Old Trafford”.

“Djajtë Kuq” udhëhiqeshin në stol nga Sir Alex Ferguson, ndërsa nga ana tjetër për bavarezët drejtonte skuadrën Otmar Hitzfield.

Sakaq, pjesë e ekipeve ishin emra si David Beckham, Gary Neville apo Jap Stam.

Sa i përket rezultatit, ai nuk kishte shumë histori teksa Manchesteri  këtë herë, ndryshe nga viti 1999, fitoi me rezultatin e thellë 5-0.

Sigurisht, rezultati nuk kishte vëmendjen kryesore teksa ndeshja kishte në plan të parë emocionet dhe spektaklin mes yjeve të së kaluarës.

Ndërkaq, pjesë e United ishte dhe trajneri aktual Ole Gunar Solskjaer, teksa shënoi edhe një gol, ndërkohë që në listën e golashënuesve nuk mungoi as Devid Bekam apo Ryan Gigs, ndërsa për bavarezët zbriti në fushë ish-kampioni i botës, Lothar Matheus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco