Milani dështoi të kualifikohet në Champions, deklarata e dhimbshme e Gattusos

Milani dështoi të kualifikohet në Champions, deklarata e dhimbshme e Gattusos

08:17, 27/05/2019

Milani e mbylli kampionatin me 68 pikë, diçka që nuk ndodhte nga sezoni 2012-2013, por nuk mjaftuan për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm.

Pas fitores 2-3 në fushën e SPAL-it, trajneri kuqezi, Genaro Gattuso, u shpreh: “Falënderova skuadrën për atë që më dha. Për mënyrën sesi shkoi sezoni, sigurisht që ka keqardhje. Vendi i pestë të dhemb, por kemi zhvilluar një garë të mirë. Kjo skuadër, me disa rregullime të vogla mund të bëjë gjëra të mëdha”.

Gjithsesi, për të ardhmen e tij, Gattuso nuk është ende i qartë.

“Ditët në vazhdim do të takohem me drejtuesit. Mendoj se diçka të bukur e kemi bërë, përtej disa gabimeve të vogla. Nuk njoh trajnerë pa gabime, për mua sezoni ka qenë mjaft pozitiv, megjithatë vlerësimet i japin drejtuesit. Në përgjithësi puna ka qenë e mirë, por jemi të hidhëruar për pikët e lëna dhe lojën jo të mirë në disa ndeshje gjatë muajve të fundit. Vlerësimi im në këtë rast nuk vlen, dua të di çfarë mendojnë drejtuesit”, theksoi tekniku i kuqezinjve.

Trajneri i “Djallit” tregon se 18 muajt në krye të skuadrës kanë qenë të vështirë, sidomos nga ana psikologjike.

“Kam fjetur pak dhe mendërisht jam bërë copash. E ndiej shumë përgjegjësinë e drejtimit të Milanit për të gjithë të kaluarën time”, e mbylli Gattuso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco