VIDEO/ Lamtumirë emocionuese, ‘Olimpico’ në këmbë për të përshëndetur De Rossin

VIDEO/ Lamtumirë emocionuese, ‘Olimpico’ në këmbë për të përshëndetur De Rossin

23:51, 26/05/2019

Pas 18 vitesh me fanellën e Romës, erdhi momenti që Daniele De Rossi të zbresë në fushë për herë të fundit me fanellën verdhekuqe, në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit, përballë Parmës.

Stadiumi “Olimpico” kishte një numër të konsiderueshëm spektatorësh, të cilët ishin përgatitur për të respektuar për herë të fundit njërin prej legjendave të skuadrës së Romës, duke shprehur gjithë dashurinë ndaj tij, nëpërmjet pankartave, koreve dhe duartrokitjeve.

Nga ana tjetër, Claudio Ranieri e hodhi në fushë nga minuta e parë dhe me shiritin e kapitenit, numrin 16, ndërsa pak minuta nga fundi, e zëvendësoi me Under, për t’i dhënë mundësi De Rossit, të ndjejë për herë të fundit afeksionin e publikut verdhekuq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco