Interi me zemër në dorë siguron Championsin, dramë për Empolin dhe... Milanin

Interi me zemër në dorë siguron Championsin, dramë për Empolin dhe... Milanin

22:39, 26/05/2019

U luajtën sot përballjet e javës së fundit të Serisë A. E gjithë vëmendja ishte te lufta për zonën Champions si dhe te mbijetesa.

Interi dhe Atalanta arritën të triumfonin me drithërimash, duke siguruar kështu një biletë në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Spallettit fitoi me vuajtje 2-1 ndaj Empolit, ku në fund shpëtoi nga traversa dhe pritja e Handanovic.

Ndërkohë që kuqezinjtë e Milanit kanë mbetur jashtë duke u renditur në vendin e 5-të, me 1 pikë më pak se zikaltrit.

Për sa i përket fundit të renditjes, Empoli është skuadra që do të shoqërojë Frosinonen dhe Chievon në Serinë B, teksa shpëtoi Genoa, e cila mori një barazim të çmuar me Fiorentinën.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco