Tirana bëri ‘mrekullinë’ në Laç, trajneri Mema tregon çfarë u kërkoi lojtarëve

Tirana bëri ‘mrekullinë’ në Laç, trajneri Mema tregon çfarë u kërkoi lojtarëve

19:58, 26/05/2019

Tirana arriti një fitore mjaft të çmuar në fushën e Laçit dhe tashmë është vetëm 1 pikë larg mbijetesës në Superiore.

Pas suksesit me kurbinasit, trajneri Ardian Mema dha këtë intervistë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Çfarë ndryshoi gjatë një jave, pasi sot ishit shumë më të qetë sesa kundër Kastriotit?

Gjatë gjithë javës në analizë, u kam kërkuar lojtarëve të luanin të qetë, pasi ishte shumë i rëndësishëm ky faktor për këto dy javë të fundit. Këto javë kemi kaluar shumë stres dhe ishte e vështirë që të qetësoje skuadrën sot, por u befasova për mënyrën sesi u sollën çunat në fushë, duke bërë gjithçka në mënyrën e duhur.

A është kjo Tirana që doni?

Tirana ka kaluar një sezon me shumë oshilacione, duke bërë ndeshje mjaft të mira, por edhe duke gabuar në shumë momente të tjera, çka na e komplikoi rrugën.

Sot humbët sërish dy penallti, ashtu siç bëtë shpesh gjatë sezonit?

Është një hall për ne këtë sezon, pasi stërvitemi mirë edhe për penallti, por ndoshta tensioni ka bërë të vetën dhe sot humbët dy penallti të tjera, ndonëse për fat të mirë kjo nuk ndikoi në rezultatin final.

Cila është e ardhmja e juaj?

Unë shpresoj të përfundoj mirë sezonin me Tiranën, pasi kemi edhe një betejë. Më pas, nëse do vazhdoj, kam një projekt shumë ambicioz, për të ngritur Tiranën aty ku e ka vendin, por të shohim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco