Ndjesia e titullit kampion, ja fjalët e kapitenit të Partizanit

Ndjesia e titullit kampion, ja fjalët e kapitenit të Partizanit

19:03, 26/05/2019

Alban Hoxha ka folur për mikrofonin e “Supersport”, pas ngritjes së trofeut, duke treguar pikat e forta të këtij ekipi dhe ndjesinë pas këtij triumfi. 

Ai gjithashtu tregoi dhe dy momentet që besoj se çdo gjë kishte mbaruar në kampionat.

Ndjenjë unikale ngritja e trofeut?

Është shumë bukur. Shumë pak veta kanë shansin ta provojnë këtë gjë. Është dyfish kënaqësi kur je dhe kapiteni i ekipit. Ka qenë një vit i vështirë, ku kemi kaluar momente të mira dhe të këqija, por ia arritëm. Duam që të vazhdojmë ta ngremë dhe sezonin tjetër, siç ka bërë dhe Skënderbeu. Kishim djem të rinj që u rritën dhe arritëm këtu ku jemi.

Europa?

Shpresojmë të shkojmë deri aty. Do të përqendrohemi te ndeshjet e Kombëtares. Shpresoj të jetë një ekip sa  më i lehtë në short. Duam dy tre lojtar dhe do të shohim në vazhdimësi.

Pika e fortë këtë sezon?

Kemi qenë në fazën difensive shumë mirë. Mendoj se kundërsulmi ka qenë arma më e fortë. Ne kishim një ide të mbronim sa më mirë dhe të kundërsulmonim sa më mirë.

Kur u binde për titullin?

Mendoj se kanë qenë dy herë. Barazimi 1-1 me Kukësin, në Shkodër. Ndeshja ndaj Flamurtarit 0-3 në Vlorë. Unë duhet të ruaja qetësinë, jo vetëm unë por, edhe stafi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco