Formula 1/ Hamilton triumfon në Monaco

Formula 1/ Hamilton triumfon në Monaco

18:00, 26/05/2019

Lewis Hamilton është fituesi i garës së Monacos, duke arritur kështu triumfin e katërt sezonal.

Britaniku nuk e ka vënë në diskutim fitoren duke ecur me hapa të sigurta drejt titullit kampion.

Në vend të dytë u rendit Sebastian Vetel me Ferrarin e tij, ndërsa podiumin e plotëson piloti  tjetër i Mercedesit, Botas.

Leklerk doli nga gara, pas tentativës për t’u ngjitur në renditje, pas makthit të provave të lira.

Kështu në renditjen e përgjithshme të pilotëve, Hamilton kryeson me 112 pikë, në vend të dytë vjen Botas me 7 pikë më pak, ndërsa Verstapen dhe Vetel renditen, pas tyre me 66 dhe 64 pikë.

Për skuderi vendin e parë e mban Mercedesi me 217 pikë, ndërsa Ferrari renditen e dyta me 121 pikë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco