Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Pas Championsit/ Barcelona dështon edhe në Spanjë, Valencia fiton Kupën e Mbretit

Pas Championsit/ Barcelona dështon edhe në Spanjë, Valencia fiton Kupën e Mbretit

22:53, 25/05/2019

Valencia ka fituar Kupë e Spanjës duke mposhtur në finale skuadrën e Barcelonës.

Pas dështimit në Champions League, tashmë skuadra e Valverdes ka bërë një tjetër paraqitje zhgënjyese duke u mposhtur me rezultatin 2-1 në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në futbollin iberik.

Valencia zhbllokoi rezultatin në minutën e 21’ të takimit, duke shënuar me anë të Kevin Gameiro, shkruan SYRI.net.

Ata nuk u ndalën me kaq ku pas 12 minutash dyfishojnë rezultatin me Rodrigon. Vlen të theksojmë që gjatë pjesës së parë Barcelona gjuajti vetëm një herë në drejtim të portës kundërshtare.

Gjatë fraksionit të dytë të lojës, katalanasit u “zgjuan” por goli vjen vetëm në minutën e 73’ me anë të Leo Messit i cili nuk e kishte të vështirë të shënonte me portën e boshatisur.

Minutat e mbetura Barcelona e kishte të pamundur për të shënuar duke e mbyllur sezonin vetëm me trofeun e fituar në La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Llosh Palloshi26/05/2019 08:44

Po pra...me lojtarin me " te madh te të gjitha kohëve"... Shko ore pirdhu megjithe Luan Messin

Shto koment

Denonco